Sport

Ndeshja e 'titanëve'! Holyfield: "Nuk do të luftoj më me Tyson, është tepër vonë"...

Dy kampionët u takuan dy herë në të kaluarën, ku ajo e dyta, më 1997, u etiketua si ‘Lufta e Kafshimit’

15 Gusht 2022, 17:11 Nga DOSJA
Ndeshja e 'titanëve'! Holyfield: "Nuk do të luftoj
Evander Holyfield dhe Mike Tyson

SHBA - Evander Holyfield duket se nuk është i gatshëm të përballet me Mike Tyson në një ndeshje, të cilësuar si e 'titanëve'. Ish-boksieri ka hedhur poshtë mundësinë e përballjes me Tyson në ring. Kishte bisedime në vitin 2021 për një ndeshje të mundshme, por negociatat dështuan,  pasi të dy palët nuk mundën të arrinin një marrëveshje.

“Është tepër vonë,”- tha Holyfield për ‘TMZ Sports’, kur u pyet nëse dy ish-kampionët mund të luftojnë sërish së shpejti.

Tyson dhe Holyfield janë takuar dy herë në 1996 dhe 1997. Ky i fundit njihet me cilësimin famëkeq, si ‘Lufta e Kafshimit’, pasi Tyson kafshoi një pjesë të veshit të Holyfield dhe pështyu mbi të. Pasi gjyqtari vendosi të mos e ndalonte luftën, Tyson e kafshoi sërish kundërshtarin pak minuta më vonë.

Ndeshja e fundit e Holyfield ishte një ‘show’ kundër Vitor Belfort në shtator 2021. Pas asaj ndeshjeje, ish-boksieri 59-vjeçar deklaroi se nuk do të shkelë më kurrë në ring.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll