Sport

VIDEO/ Penalltia, ajo që shpërtheu ‘luftën’ midis Mbappe dhe Neymar te PSG-ja!

Mbledhje e pritshme në horizont: Galtier dhe Campos do të takohen me dy futbollistët për të normalizuar situatën

15 Gusht 2022, 17:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Penalltia, ajo që shpërtheu ‘luftën’ midis

FRANCE - Ishte minuta e 43-të e ndeshjes. PSG kishte kaluar në epërsi 1-0 pas autogolit të Sackos dhe fitoi një penallti në favor të saj, pas një topi të prekur me dorë në zonën kundërshtare. Ishte një mundësi për të shënuar dhe thelluar diferencën për kampionët. Mbappé kishte ekzekutuar dhe humbur një penallti në minutën e 23-të dhe donte të hiqte ‘gjembin’ me këtë rast... por ishte Neymar ai që e mori topin për ta ekzekutuar penalltinë.

Kylian ia kërkoi topin Vitinhas, i cili e injoroi. Messi e shikote skenën në sfond me mosbesim.  Sulmuesi francez donte të gjuante penalltinë, por braziliani nuk hapi rrugë dhe ishte i vendosur për të bërë të tijën. Penalltia i takoi 'Ney'. 

Mbappé iu afrua dhe filloi t'i fliste në vesh. Neymar e dëgjoi me vëmendje, por pamja e tij nuk ishte elokuente. Sytë e tij shprehnin diçka si "por çfarë po më thotë ky djalë?". Dhe festimi i tij me gjuhën e nxjerrë jashtë, teksa shënoi nga pika e bardhë është gjithashtu i hapur për interpretim. Ka telashe në PSG!

Fakti është se në Paris përherë bie shi. Beteja e egove mes sulmuesve të skuadrës franceze nuk është e re... as e fundit. Në vitin 2017, vetë Neymar kishte pluset dhe minuset e tij me Cavanin kur bëhej fjalë për ekzekutimin e faulleve dhe penalltive, që përfunduan duke u zgjidhur në mënyrë 'miqësore', por që lanë një imazh shumë të keq për klubin parizien. Tani në sfond ‘konflikti’ Mbappe-Neymar…

VIDEO/ Penalltia, ajo që shpërtheu ‘luftën’ midis

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll