Sport

‘Divorci’ endet në ajër. Ronaldo, ‘simboli i të këqijave’ që ka goditur ‘Djajtë’, ai stërvitet në shtëpi dhe ha vetëm në mensë…

Ylli portugez thuajse i ka prerë të gjitha marrëdhëniet me Manchester United, trajneri holandez ka humbur durimin pas fitores 4-0 ndaj Brentford

15 Gusht 2022, 15:55 Nga DOSJA

‘Divorci’ endet në ajër. Ronaldo, ‘simboli i të

ANGLI - Të shtunën e kaluar Manchester United arriti një nga pikat më të ulëta në kujtesën e fundit: pokeri i Brentfordit i ka dërguar ‘Djajtë e Kuq’ në fund të Premier League, në dëshpërimin e Erik Ten Hag. Holandezi, pavarësisht se e kishte futur në fushë Cristiano Ronaldon që në fillim, u bë trajneri i parë që humbi dy ndeshjet e para në historinë 101-vjeçare të klubit. Një poshtërim që, sipas ‘The Athletic’, do ta kishte shtyrë ish-trajnerin e Ajax-it të rishikonte qëndrimin e tij ndaj Ronaldos. Portugezi tashmë mund të largohet, duke pasur parasysh vështirësitë e dukshme për t'u riintegruar në grup.

‘Divorci’ endet në ajër. Ronaldo, ‘simboli i të

Vështirësitë që kanë vazhduar që nga fillimi i verës, kur ish-ylli i Real Madrid dhe i Juventusit shprehu dëshirën për t'u larguar nga klubi, pas dështimit për t'u kualifikuar në Champions League. Nga atje, Ronaldo nuk bëri kurrë ndonjë përpjekje konkrete për t'u bashkuar në detyrat taktike të trajnerit të ri, përkundrazi. Në paraqitjen e tij të parë në një test miqësor ndaj Rayo Vallecanos, portugezi ishte bërë protagonist i një debati të ashpër me Ten Hag në vijën anësore, për t'u larguar nga stadiumi gjatë intervalit. I shtyrë nga pyetjet e shtypit, megjithatë, Ten Hag kishte përsëritur gjithmonë rëndësinë e CR7 në projektin e tij.

‘Divorci’ endet në ajër. Ronaldo, ‘simboli i të

Një qendër, që tani do të vihej në dyshim nga vetë trajneri, i cili ka humbur durimin pas fundosjes nga Brentfordit. Ronaldo, në fund të fundit, është vënë në dukje nga të gjithë si shkaktari kryesor dhe simbolik i të këqijave, që kanë goditur një United të panjohur deri më tani. Sipas mediave britanike, CR7 vazhdon të stërvitet veçmas në shtëpi, duke drekuar vetëm në mensën Carrington.

Një situatë jo e lehtë për luzitanianin, i cili ende nuk ka gjetur një rrugëdalje reale. Agjentët i tij ia ka ofruar kujtdo, por të gjitha klubet më të mira europiane, përfshirë Interin dhe Milanin, e kanë refuzuar ofertën. Mosha e shtyrë, e kombinuar me peshën specifike që ka Ronaldo brenda stafit, e bëjnë marrëveshjen penguese për këdo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll