Sport

Refuzon t'i japë dorën Pippo Inzaghit, ish-sulmuesi habitet nga veprimi i kolegut! Zbulohet arsyeja (video)

Reggina e Filippo Inzaghit e nisi kampionatin e ri të Serisë B me këmbën e djathtë, duke mposhtur SPAL në Ferrara me shifrat 1-3 në ndeshjen hapëse. Golat u shënuan nga Criestig në minutën e 45', Menez në 52' dhe Rivat në minutën e 67'. Goli i La Mantia-s për vendasit ishte thjesht për statistikë.

15 Gusht 2022, 18:01 Nga DOSJA

Refuzon t'i japë dorën Pippo Inzaghit, ish-sulmuesi habitet nga

ITALI- Reggina e Filippo Inzaghit e nisi kampionatin e ri të Serisë B me këmbën e djathtë, duke mposhtur SPAL në Ferrara me shifrat 1-3 në ndeshjen hapëse. Golat u shënuan nga Criestig në minutën e 45', Menez në 52' dhe Rivat në minutën e 67'. Goli i La Mantia-s për vendasit ishte thjesht për statistikë.

Pas eksperiencave të tij në skuadra si Benevento dhe Brescia, Inzaghi dëshiron të rikthejë Regginan në Serie A. Një detaj interesant ndodhi në përfundim të ndeshjes ku ish-sulmuesi i Milanit shkon te trajneri i Spal për ti dhënë duart, por ky i fundit e refuzon.

Trajneri Venturato shkon direkt në dhomat e zhveshjes, duke u kthyer vetëm për të thënë diçka dhe për t'u përplasur me Inzaghin. Në një konferencë për shtyp, Venturato rindërtoi atë që ndodhi në 'Paolo Mazza'.

"Inzaghi? Ai nuk më përshëndeti në fillim të lojës." Përgjigja e Inzaghit nuk vonoi.“Nuk ka problem, nuk e pashë Venturaton para ndeshjes sepse po përshëndesja drejtorin sportiv Ortoli”. Asgjë serioze, me pak fjalë, futbolli është ky. Adrenalina në fund të një ndeshjeje të përzemërt dhe emocionuese.

E.Ç (Dosja.al)

inzaghi spal reggina

Sondazh

Poll