Sport

Çfarë po ndodh me De Ligt te Bayern Munich? Ka luajtuar vetëm 20 minuta në tre ndeshje

Matthijs de Ligt u transferua nga Juventus te Bayern Munich për një shifër që duke përfshirë edhe bonuset shkoi deri në 80 milionë euro.

15 Gusht 2022, 18:10 Nga DOSJA

Çfarë po ndodh me De Ligt te Bayern Munich? Ka luajtuar vetëm

GJERMANI-Matthijs de Ligt u transferua nga Juventus te Bayern Munich për një shifër që duke përfshirë edhe bonuset shkoi deri në 80 milionë euro. Mbrojtësi holandez i tha lamtumirë Torinos pas tre sezonesh për të nisur një aventurë krejt të re në skenën e Bundesligës për të veshur fanellën me numrin 4.

Megjithatë, nëse mendojmë për shifrat në lojë dhe kalibrin e mbrojtësit të lindur në vitin 1999, trajneri Julian Nagelsmann e ka përdorur ish-kapitenin e Ajax-it me pikatore, të paktën në këtë fillim sezoni. Mes kampionatit dhe Superkupës, de Ligt nuk ka hyrë asnjëherë në fushë si titullar, duke luajtur vetëm disa segmente.

Për të qenë të saktë, 12 minuta në Superkupë (fitoi 5-3 kundër Leipzig) dhe vetëm 8 në debutimin e Bundesligës kundër Eintracht Frankfurt.Me rastin e ndeshjes së parë në shtëpi, fituar 2-0 ndaj Wolfsburg, ish-lojtari i Juventusit qëndroi në stol për 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bayern munich

Sondazh

Poll