Sport

VIDEO/ FA hapi hetim pas komenteve të trajnerit Tuchel për gjyqtarin Taylor…

Përtej sherrit me Antonio Conte, Thomas Tuchel shprehu gjithashtu ankesat e tij kundër gjykimit në një konferencë për shtyp, pas derbit të Londrës midis Chelsea dhe Tottenham të dielën (2-2). Federata angleze ka hapur një hetim.

15 Gusht 2022, 16:17 Nga DOSJA

VIDEO/ FA hapi hetim pas komenteve të trajnerit Tuchel për gjyqtarin

ANGLI - Federata Angleze e Futbollit (FA) vendosi të hapë një hetim të hënën për Thomas Tuchel, pas komenteve të tij që synonin gjyqtarin Anthony Taylor. Trajneri i Chelseat kritikoi disa vendime të arbitrit, që shënuan takimin spektakolar mes Chelsea dhe Tottenham (2-2) të dielën pasdite.

“Nuk mund ta kuptoj se si goli i parë nuk është jashtë loje dhe nuk mund ta kuptoj që kur lojtarët mund t'i shkulin flokët njëri-tjetrit dhe të qëndrojnë në fushë. Nuk ka shpjegim dhe nuk mund ta pranoj. Nuk kam fjalë ta them. Dy golat nuk duhej të akordoheshin”,- është shprehur trajneri gjerman. Numri një i pankinës së ‘Bluve’ pretendon për një faull që u bë ndaj Kai Havertz në golin e parë dhe një tjetër ndaj Marc Cucurella kur Spurs barazoi në kohën shtesë.

Më pas, gjermani u pendua për "keqinterpretimin e madh të situatave" dhe tha se "do të ishte më mirë" nëse Anthony Taylor nuk do të gjykonte më ndeshjet e Chelseas. Tuchel ishte më pak fyes ndaj Antonio Contes, pavarësisht grindjeve të tyre gjatë takimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll