Sport

VIDEO/ Tifozi i kërkon të bëjë një ndërrim. Kur e pyetën trajnerin pse e bëri, ai me ironi u përgjigj: “Jemi në demokraci. Liri totale”...

Kamerat e TyC Sports kapën rastin, se si tifozi i kërkon trajnerit të Argentinos Juniors të zëvendësonte një lojtar dhe ai pyet "Kë?" për ta ndryshuar atë

15 Gusht 2022, 13:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozi i kërkon të bëjë një ndërrim. Kur e

ARGJENTINE - Është shumë e qartë se askush nuk e jeton futbollin si argjentinasit, prandaj liga e tyre krijon gjithmonë imazhe spektakolare të këtij sporti të madh global.  Mund ta imagjinoni, një tifoz që t’i kërkojë ndryshimin e një lojtari trajnerit të ekipit të tij? Dhe për më tepër, kjo edhe ekzekutohet siç kërkohet nga tifozi?

Në kategorinë e parë të të futbollit argjentinas ka ndodhur kjo situatë piktoreske që është kapur nga kamerat e mediave ‘TyC Sports’. Gjatë një ndeshjeje të Argentinos Juniors, një nga tifozët e skuadrës që ndodhej në tribune, kërkoi që trajneri Gabi Milito, të bënte një ndryshim për të ndihmuar skuadrën. 

Ish-futbollisti legjendar argjentinas, e dëgjoi kërkesën e tifozit dhe vendosi të reagojë. Ai e pyeti tifozin se çfarë zëvendësimi duhet të bënte. Tifozi i tha se skuadrës i duhej një mesfushor. Më pas, Milito shkoi te stoli dhe iu drejtua fansit, duke e pyetur "Kë? Kush?", për ta ditur se këtë duhet të aktivizonte.

Tifozi përsëriti emrin e pozicionit që duhej të përforconte dhe Milito i bëri tifozit një gjest miratues, duke ekzekutuar përfundimisht ndryshimin. Pasi trajneri argjentinas bëri zëvendësimin, tifozi u kthye nga tribuna për t'u thënë shokëve të tij, se ishte ai që kishte urdhëruar ndryshimin.

Gabi Milito u pyet në konferencën për shtyp pas ndeshjes për këtë situatë të veçantë dhe pse kishte vendosur të bënte ndryshimin. Përgjigja e trajnerit, plot ironi ishte për të hequr kapelen: "Ne jemi në një demokraci. Liri totale. Ai (tifozi) më kërkoi të vendosja një mesfushor. Unë i thashë se ishte perfekt, isha dakord me të, por kë? (ai bëri shaka dhe qeshi). Pra të gjithë ne ndihemi protagonistë dhe marrim pjesë në ndërtimin e lojës. Por përgjegjësitë bien mbi trajnerin."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll