Sport

Braziliani Diego Carlos humbet Botërorin dhe sezonin, ka këputur tendinin e Akilit

Aston Villa zyrtarizon dëmtimin dhe e qendërmbrojtësit brazilian, i cili pas operimit do të mungojë për rreth 9 muaj

15 Gusht 2022, 12:11 Nga DOSJA
Braziliani Diego Carlos humbet Botërorin dhe sezonin, ka këputur
Diego Carlos përqafon Emi Buendían para se të dëmtohej ndaj Evertonit

ANGLI - Diego Carlos do të humbasë Botërorin e ardhshëm dhe pothuajse me siguri pjesën e mbetur të sezonit, pasi janë konfirmuar shenjat më të këqija. Qendërmbrojtësi brazilian i Aston Villas ka këputur tendinin e Akilit në ndeshjen e së shtunës kundër Evertonit dhe do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

Një dëmtim i këtij lloji do ta detyrojë atë t'i nënshtrohet një operacioni dhe një pushimi të parashikuar nga 6 deri në 9 muaj. Kësisoj, Aston Villa mbetet pa nënshkrimin e tij të verës, Diego Carlos, për të cilin pagoi më shumë se 30 milionë euro.

Braziliani Diego Carlos humbet Botërorin dhe sezonin, ka këputur

Të shtunën pas ndeshjes, trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, ka shfaqur shqetësimin e tij për dëmtimin e brazilianit: “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për Diego Carlos”. Parandjenjat janë bërë realitet dhe ish-lojtari i Sevillas do të mungojë për shumë muaj te Aston Villa.

Tani klubi anglez do të duhet të hyjë sërish në merkato për t'u përforcuar në qendër të mbrojtjes dhe për të qenë një ekip konkurrues, pasi humbja e Diego Carlos e lë atë shumë të pakësuar.

Sevilla, ish-klubi i tij spanjol, i ka dërguar një mesazh inkurajues Diego Carlos përmes rrjeteve të tij sociale: "Mos harroni se ai kurrë nuk dorëzohet", duke aluduar në moton e skuadrës andaluziane.

Braziliani Diego Carlos humbet Botërorin dhe sezonin, ka këputur

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll