Aktualitet

Moti i keq/ Policia pezullon lëvizjen e kamionëve: Kujdes, era është shumë e fuqishme

23 Shkurt 2019, 18:46 Nga DOSJA
Moti i keq/ Policia pezullon lëvizjen e kamionëve: Kujdes, era

Tiranë- Moti i keq ka pushtuar prej mbrëmjes së djeshme të gjithë vendin, ku janë rikthyer reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Rrethi i Krujës është zgjuar me dëborë. Probleme me motin dhe erën ka pasur edhe në portin e Durrësit dhe të Vlorës, ku tragetet që janë nisur dje s’kanë mundur të ankorohen në Bari, për shkak të fuqisë së erës. Situata më e rënduar paraqitet në Kukës dhe në Lezhë, ku është rrëzuar nga era e fortë edhe një kamion në ecje.

Një ndër qarqet më të prekura është ai i Lezhës, ku era e fortë ka rrëzuar çati shtëpish, shtylla elektrike, pemë apo edhe është bërë shkak për aksidente rrugore.

Lidhur me këto të fundit ka reaguar edhe Polici e Lezhës, e cila bën apel të gjithë drejtuesit që qarkllojn në aksin Lezhë – Mabe, të ngadalësojnë shpejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë
Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në aksin rrugor Lezhë – Mabe, pasi për shkak të motit të keq me erë të fuqishme gjatë ditës së sotme, edhe pas këshillimit të Policisë Rrugore për të qarkulluar me ngadalë, 4 kamionë të lartë janë përmbysur, fatmirësisht pa të lënduar.

Aktualisht në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë- Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm, të kontaktojnë me punonjësit e Policisë Rrugore si dhe në numrin 112 për çdo problem që mund të kenë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor e më gjatë.

#Policiarrugorenesherbimintuaj

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq pezullohen kamionët policia rrugore lezhe moti i keq pezullohen kamionët policia rrugore

Sondazh

Poll