Sport

Ish-ylli Ruud Gullit paralajmëron Ten Hag: "Nëse vini në Angli me mentalitet holandez, është e vështirë, duhet të përshtateni!"…

Ish-futbollisti i njohur holandez beson se Cristiano Ronaldo është "penduar" që ka qëndruar në Manchester United

13 Gusht 2022, 15:57 Nga DOSJA
Ish-ylli Ruud Gullit paralajmëron Ten Hag: "Nëse vini në

ANGLI - Ish-futbollisti holandez Ruud Gullit ka paralajmëruar bashkatdhetarin e tij Erik ten Hag, trajner i Manchester United dhe i cili humbi në ditën e parë të Premierligës kundër Brighton, se do t'i duhet të përshtatet shpejt me futbollin anglez, nëse dëshiron të ketë sukses si trajner i 'Djajve të Kuq'.

"Nëse vini në Angli me një mentalitet holandez, është e vështirë. Duhet të përshtateni. Duhet të kuptoni se nuk fitohet ndeshja vetëm me futbollin, skuadra ka nevojë gjithashtu edhe për forcë dhe energji,"- tha ish-ylli i portokallinjve. Përveç kësaj, ai siguroi se ka shumë probleme te Manchester United. "Unë mendoj se ata kanë humbur mundësinë për të ndryshuar futbollin e tyre. Ata jetojnë shumë të ankoruar me të kaluarën. Ata flasin shumë për ekipin e viteve nëntëdhjetë,- tha ai. - Tani lojtarët duan të shkojnë te Liverpool, Manchester City ose Chelsea. United nuk është më skuadra për të mposhtur, kështu që ata duhet të ndryshojnë mentalitetin e tyre,"- shtoi ai.

Nga ana tjetër, Gullit beson se Cristiano Ronaldo është penduar që është rikthyer në Manchester United. "Kjo është ndjenja ime. Ai nuk e thotë këtë, por mendoj se i vjen keq për skuadrën që kishte. Mendoj se ai priste që performanca të ishte më e mirë, kështu që ai do të dëshirojë t'u tregojë të gjithëve që e kritikuan te Manchester United se sa shumë vlen ai akoma. Mendoj se ai e ka atë mision”,- theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll