Sport

Mallkimi i Ramsey-t godet sërish, shënoi gol me Nice-n, ndahet nga jeta aktorja e njohur

Të dielën, teksa shënoi golin e parë me Nice, tifozët e klubit francez kanë festuar, por ka pasur shumë futbolldashës dhe tifozë të tjerë që janë shqetësuar sepse sa herë që Aaron Ramsey shënon, një person i famshëm vdes

9 Gusht 2022, 12:46 Nga DOSJA
Mallkimi i Ramsey-t godet sërish, shënoi gol me Nice-n, ndahet nga
Aaron Ramsey

FRANCË- Të dielën, teksa shënoi golin e parë me Nice, tifozët e klubit francez kanë festuar, por ka pasur shumë futbolldashës dhe tifozë të tjerë që janë shqetësuar sepse sa herë që Aaron Ramsey shënon, një person i famshëm vdes. Ditën e hënë u nda nga jeta Olivia Newton-John, aktorja ikonë që luajti rolin e dashur "Sandy" në filmin "Grease".

Edhe pse duket e pabesueshme, Newton-John mund të quhet “viktima” e 24-të e Ramsey-t, i cili sa herë ka shënuar më parë, thuajse vdiste një person i njohur.Gjithçka filloi në vitin 2009, kur ai shënoi për vendin e tij kundër Lihtenshtajnit.

Disa orë më vonë u njoftua vdekja e gazetarit Andrés Montes. Filloi një seri rastësish që përfshijnë vdekjen e njerëzve me rëndësi globale si Osama Bin Laden, Steve Jobs, Muammar El Gaddafi, Whitney Houston, Chavela Vargas, Jose Rafael Videla, Paul Walker, Robin Williams, David Bowie dhe Nancy Reagan.

Bin Laden u vra më 2 maj 2011. Një ditë më parë, Ramsey shënoi kundër Manchester United me fanellën e Arsenalit. Më 2 tetor të atij viti, uellsiani shënoi një gol kundër Tottenham, tri ditë më vonë Jobs ndërroi jetë.

Më 30 nëntor 2013, Ramsey shënoi një dygolësh kundër Cardiff City. Po atë ditë, Walker - një aktor i njohur nga filmi "Fast and Furious" - ndërroi jetë. Një shembull tjetër ndodhi më 10 gusht 2014. Aaron festoi kundër Manchester Cityt. Një ditë më vonë u nda nga jeta aktori Robin Williams.Më 9 janar 2016, ai shënoi kundër Sunderland dhe një ditë më vonë u nda nga jeta legjenda David Bowie. Rastësi që janë përsëritur.

E.Ç (Dosja.al)

ramsey newton-john

Sondazh

Poll