Sport

Ka nisur numërimi mbrapsht te Barcelona për lojtarët e rinj. “Leva e katërt” dhe ulja e pagave, opsioni i fundit ‘blaugrana’...

Klubi katalanas po negocion me fondin e investimeve ‘GDA Luma’, në pronësi të Gabriel de Alba, për shitjen e 24.5% të aksioneve të tjera të Barça Studios, për një model transaksioni identik me atë që çoi në marrëveshjen me ‘Socios.com’.

9 Gusht 2022, 11:16 Nga DOSJA

Ka nisur numërimi mbrapsht te Barcelona për lojtarët e rinj.

SPANJE - "Leva e katërt duhet të përdoret në rast urgjence". Kështu kishte deklaruar Joan Laporta pak ditë më parë, pasi La Liga kishte refuzuar regjistrimet e blerjeve të reja. Drejtuesit e Barcelonës mbeten të bindur, por përballë rezistencës së Javier Tebas, janë të gatshëm të përdorin një mashtrim të ri, për të debutuar me lojtarët e blerë javët e fundit, kundër Rayo Vallecano. 

Dhe kështu, klubi ‘blaugrana’ po negocion me fondin e investimeve ‘GDA Luma’, në pronësi të Gabriel de Alba, bashkëpronar i ‘Cirque du Soleil’, shitjen e 24.5% të aksioneve të tjera të Barça Studios, për një model transaksioni identik me atë që çoi në marrëveshjen me ‘Socios.com’. Nga ky operacion Barcelona do të rikuperonte të njëjtën shumë, ose 100 milionë euro të tjera.

Nëse plani do të dështonte, raporton ‘Sport’, katalanasit do të detyroheshin t'i drejtoheshin një zgjidhjeje tjetër, asaj të uljes së masës së pagave. Dhe për të sakrifikuar veten, këtë herë do të jenë Gerard Pique dhe Sergio Busquets, dy senatorët e mëdhenj që duhet të japin shembullin. Duhet pritur për të mësuar nëse të dy lojtarët janë të gatshëm të pranonin kushtet e reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll