Sport

Klopp me dhembje koke, edhe Thiago Alcántara ‘KO’ për rreth gjashtë javë…

‘The Athletic’ raporton se spanjolli do të mungojë deri në mes të shtatorit për shkak të një dëmtimi muskulor

9 Gusht 2022, 12:03 Nga DOSJA

Klopp me dhembje koke, edhe Thiago Alcántara ‘KO’ për

ANGLI - Sezoni nuk ka nisur mirë për spanjollin Thiago Alcántara, i cili sipas 'The Athletic' do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme të garës. Kjo për shkak të një dëmtimi në kofshë që ndodhi në minutën e 50-të të ndeshjes hapëse të Premier League kundër Fulham (2-2).

Mesfushori, titullari i rregullt i Jürgen Klopp, mund të mungojë deri në mes të shtatorit, duke humbur ndeshjet e radhës së Premier League: Crystal Palace, Manchester United, Bournemouth, Newcastle, Everton dhe Wolves. 

Përveç kësaj, spanjolo-braziliani për këtë shkak, me gjasa do të humbë edhe thirrjen e Luis Enrique në kombëtaren spanjolle në shtator. Dëmtimi, përveç një pengese për lojtarin, është një dhimbje koke për Klopp, i cili tashmë ka të dëmtuar edhe Oxlade-Chamberlain dhe Curtis Jones në atë linjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll