Sport

Lamtumirë përfundimisht Alvaro Morata, bardhezinjtë kthejnë sytë nga Depay...

Aksionet janë në rritje për sulmuesin holandez, i cili duket se është shkëputur nga Barcelona, që do të donte ta shiste dhe të fitonte të paktën 20 milionë euro.

9 Gusht 2022, 11:35 Nga DOSJA

Lamtumirë përfundimisht Alvaro Morata, bardhezinjtë kthejnë

ITALI - Shpresat e Allegrit për të pasur në dispozicion Alvaro Morata-n tani kanë përfunduar. Sulmuesi spanjol e ka bindur edhe skuadrën e Atletico Madridit, drejtuesit e të cilës tani nuk duken të gatshëm ta shesin në kushte të pazgjidhura. Ndaj u refuzua oferta e ‘Zonjës’ prej 15 milionë eurosh, si dhe ajo e një huazimi të ri. Morata do të qëndrojë në dispozicion të Simeones për sezonin e ri, me mundësi të mëdha edhe për të qenë një lojtar titular te bardhekuqtë madrilène.

Sakaq bardhezinjtë po punojnë për të përzgjedhur sulmuesin që duhet të jetë zëvendës i Vlahovicit. Aksionet janë në rritje për holandezin Memphis Depay, i cili duket se është shkëputur nga Barcelona, ​​që do të donte ta shiste dhe të fitonte të paktën 20 milionë euro. Juventusi është i interesuar, por do të preferonte fillimisht huazimin e sulmuesit, i cili aktualisht rëndon në kasafortën e katalanasve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll