Sport

Operacioni “Tregu i Fantazisë”: PSG, City dhe Barcelona shkëmbejnë mesfushorët?

Emri i përfshirë në transfertë është edhe ai Marco Verrattit, i cili do të mbushte boshllëkun e lënë nga Bernardo Silva në ‘tabelën e shahut’ të Guardiolës

9 Gusht 2022, 10:59 Nga DOSJA

Operacioni “Tregu i Fantazisë”: PSG, City dhe Barcelona

ANGLI - Kur kanë mbetur pak më shumë se 20 ditë për mbylljen e merkatos dhe shumë liga tashmë kanë filluar, europianët e mëdhenj përpiqen të mbyllin me shpejtësi goditjet e fundit. Një thashetheme mjaft e bujshme po përhapet nga Spanja: Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, po mendojnë për një lëvizje të trefishtë vërtet të pabesueshme. 

Nga njëra anë është Bernardo Silva, objektivi i deklaruar i ‘blaugranës’, nga ana tjetër Frenkie de Jong, çuditërisht mund të bëhet objektivi i parizienëve. Emri i përfshirë në transfertë është edhe ai Marco Verrattit, i cili do të mbushte boshllëkun e lënë nga portugezi në ‘tabelën e shahut’ të Guardiolës, një trajner që e ka vlerësuar gjithmonë mesfushorin italian. ‘Fantamercato’ në këtë fund të saj?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll