Sport

"Nuk e duam atë racist në klubin tonë", tifozeria e Man.United kundër sulmuesit! I kujton klubit thirrjet anti-shqiptare (video)

Në fakt, në orët e fundit tifozët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ftuar klubin anglez të heqë dorë nga sulmuesi austriak.

8 Gusht 2022, 20:36 Nga DOSJA

"Nuk e duam atë racist në klubin tonë", tifozeria e

ANGLI- Në Angli nuk ka shaka për disa çështje: sjellja raciste apo dhuna ndaj femrave nuk falet në asnjë mënyrë dhe nëse një futbollist njolloset me situata të këtij lloji, shumë shpejt bëhet shënjestra e tifozëve. Nëse lojtari është tashmë në skuadër, ata nuk duan më ta shohin me fanellën e tyre.

Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur orët e fundit me Marko Arnautovic, sulmuesi po përflitet për një transferim te Manchester United. Oferta e parë u refuzua nga Bologna, por United është gati të ofrojë 10 milionë, një shifër e konsiderueshme për moshën e lojtarit dhe për klubin italian. Por rezistenca e Bolonjës nuk është e vetmja që duhet kapërcyer për të përfunduar këtë transferim.

REAGIMI I ARNAUTOVIC

Në fakt, në orët e fundit tifozët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ftuar klubin anglez të heqë dorë nga sulmuesi austriak. Tifozët e United nuk e kanë harruar atë episod që ndodhi në Kampionatin Europian kur Arnautovic, me origjinë serbe u akuzua se kishte përdorur fjalë antishqiptare ndaj disa kundërshtarëve gjatë ndeshjes së luajtur kundër Maqedonisë së Veriut.Kapiteni i Austrisë Alaba i mbylli gojën për ta penguar të thoshte fjali të tjera të rënda, në një histori urrejtjeje të zjarrtë që i ka rrënjët në luftën e Kosovës.

Një episod për të cilin 33-vjeçari kishte kërkuar falje pas fitores 3-1, por duke këmbëngulur se “nuk ishte racist”. Në Tëitter tifozët kanë filluar të jenë kundër: "Arnautovic është racist, qëndroni sa më larg nga klubi im", "Manchester United, djema, ju e dini se Arnautovic është një racist?"

 

E.Ç (Dosja.al)

arnautovic manchester united

Sondazh

Poll