Sport

VIDEO/ Sherr pas eliminimit nga Kupa, ylli i Italisë i vërsulet tifozit që po e ofendonte

Sulmuesi i Sasuolos reagon ndaj provokimeve të një tifozi jashtë stadiumit, i cili e ka fyer edhe nga familja. Në mbrëmje lojtari kërkon falje për sjelljen e tij

9 Gusht 2022, 06:45 Nga DOSJA

VIDEO/ Sherr pas eliminimit nga Kupa, ylli i Italisë i vërsulet

ITALI - Eliminimi i Sasuolos nga Kupa e Italisë përballë Modenës nuk ka kaluar pa pasoja. Tifozët e skuadrës së Serisë A kanë qenë shumë të acaruar me ekipin dhe lojtarët. Kjo u pa qartësisht pas sfidës, kur ylli i Sasuolos dhe Italisë, Domeniko Berardi, iu vërsul një tifozi.

Ndërsa ekipi po largohej nga stadiumi, një tifoz shprehu pakënaqësinë e tij ndaj numrit 10 të Sasuolos. Ky i fundi nuk i priti mirë sharjet dhe ofendimet e tifozit dhe iu shkëput nga duart edhe rojeve të sigurisë, duke u vërsulur për t’u konfrontuar fizikisht me tifozin.

Vetëm ndërhyrja e të pranishmëve e më pas të forcave të rendit bënë të mundur që Berardi të largohej pa e dhunuar tifozin, në një ngjarje që mund të kishte pasoja shumë të rënda për futbollistin e përfaqësueses italiane.

Në mbrëmje ka ardhur edhe falja e lojtarit me një deklaratë: “Dëshiroj të kërkoj falje për atë që ndodhi sot në dalje të stadiumit, pas ndeshjes kundër Modenës. Ne jemi profesionistë dhe mbi të gjitha duhet të jemi shembull për më të vegjëlit dhe fëmijët. Sot në sytë e të gjithëve nuk kam pasur një sjellje të tillë. Kjo sepse gjërat më të dashura për mua janë prekur, si familja ime, gruaja dhe djali im jashtë fushës, që më kanë lënduar thellë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll