Sport

Dries Mertens ‘shndërrohet në turk’, firmos me Galatasaray deri në vitin 2023…

Lojtari i kombëtares belge, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Napolit, i është bashkuar skuadrës turke pas largimit nga klubi italian. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

9 Gusht 2022, 07:24 Nga DOSJA

Dries Mertens ‘shndërrohet në turk’, firmos me Galatasaray

TURQI - Dries Mertens është stacionuar në Turqi. Sulmuesi 35-vjeçar ka nënshkruar kontratë për një sezon me skuadrën Galatasaray. Lojtari i kombëtares belge (105 ndeshje, 21 gola), pasi nuk gjeti gjuhë të përbashkët, u divorcua me Napolin, ku është edhe golashënuesi më i mirë në histori me 148 gola në të gjitha garat. Ai fitoi dy Kupa të Italisë (2014 dhe 2020), ndërkohë që kishte refuzuar një ofertë nga Juventusi.

Dries Mertens ‘shndërrohet në turk’, firmos me Galatasaray

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll