Sport

Kjo nuk pritej! Vetëm disa ditë nga nisja e kampionatit, Partizani shkarkon trajnerin Mehmeti

Partizani ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Dritan Mehmetin.

9 Gusht 2022, 12:22 Nga DOSJA

Kjo nuk pritej! Vetëm disa ditë nga nisja e kampionatit, Partizani

TIRANË- Partizani ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Dritan Mehmetin. Eleminimi i shpejtë nga Kupat e Europës dhe ardhja e drejtorit të ri sportiv, duket se ka sjellë këtë vendim të krerëve të klubit kryeqytetas. Partizani ka nisur punën për gjetur zëvendësuesin e tij, pasi edhe koha nuk premton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

KOMUNIKATA E PLOTË E KLUBIT:

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe traineri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

E.Ç (Dosja.al)

partizani mehmeti

Sondazh

Poll