Sport

SUPERKUPA E EUROPËS/ Real Madrid drejt trofeut të 98-të në histori, Frankfurt nuk ka kujtime të mira me ekipin spanjoll

Ditën e mërkurë Real Madrid-Frankfurt do të luajnë për Superkupën e Europës

9 Gusht 2022, 12:34 Nga DOSJA

SUPERKUPA E EUROPËS/ Real Madrid drejt trofeut të 98-të në

EUROPË- Ditën e mërkurë Real Madrid-Frankfurt do të luajnë për Superkupën e Europës. Skuadra madrilene vjen si favorite në duelin e së mërkurës, që do të jetë përballja e parë pas 62 vitesh midis saj dhe skuadrës gjermane.

Në atë finale të paharrueshme të 1960-ës në Kupën e Kampionëve, tashmë Champions League, Real  Madrid e fitoi për herë të 5-të kurorën kontinentale duke mundur Frankfurtin 7-3 në finalen zhvilluar në Stadiumin “Hampden Park” në Glasgoë, ku Alfredo Di Stefano shënoi 3 gola dhe Ferenc Pushkas 4 gola për Realin.

Real Madrid është klubi më i suksesshëm në futboll dhe në rast suksesi, atëherë ekipi spanjoll do të fitonte trofeun e 98-të në histori.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid frankfurt

Sondazh

Poll