Aktualitet

Zjarr pranë aeroportit të Rinasit, shkak telat e këputura nga erërat e forta (Foto)

23 Shkurt 2019, 16:39 Nga DOSJA

TIRANË– Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditën e sotme ngjitur me aeroportin e Rinasit.

Zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të rrethimit të aeroportit por nisur nga madhësia e tij rrezikohej që të depërtonte brenda territorit të aeroportit.

Për këtë arsye është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve të aeroportit  dhe atyre të Krujës për të shuar flakët, të cilat rrezikonin edhe një kabinë elektrike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ishin disa tela të këputur nga erërat e forta.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rinas zjarr ne rinas rinas zjarr ne rinas

Sondazh

Poll