Aktualitet

VD-Aksident në Rrogozhinë, kamioni bën 'shoshë' mjetin, vdes shoferi i 'Benz-it'

Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

4 Gusht 2022, 11:37 Nga A.B
VD-Aksident në Rrogozhinë, kamioni bën 'shoshë'
Aksidenti

KAVAJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”. Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Për pasojë ka ndërruar jetë personi që ndodhej në mjetin 'Benz'. Nuk dihet ende identiteti i tij mirëpo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë rrethimin e zonës dhe nisjen e hetimit. Nga forcat blu, ende nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

aksident me 2 viktima ne rrogozhine

Sondazh

Poll