Aktualitet

Grabitje me armë në zyrën postare të Casalecchio di Reno, arrestohet 30-vjeçari shqiptar dhe një napoletan

Një 30-vjeçar shqiptar me banim në Firence dhe një 46-vjeçar napolitan përfunduan në pranga pasi grabitën stafin e Postës Italiane në via Porrettana.

4 Gusht 2022, 10:19 Nga d.a.
Grabitje me armë në zyrën postare të Casalecchio di Reno,
policia italiane

ITALI- Karabinierët e Njësisë Operative Radiomobile Borgo Panigale arrestuan dy persona për grabitje të rëndë në Itali. Një 30-vjeçar shqiptar me banim në Firence dhe një 46-vjeçar napolitan përfunduan në pranga pasi grabitën stafin e Postës Italiane në via Porrettana.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur dje, më 3 gusht, rreth orës 08:40, pak pas hapjes së zyrave, kur dy grabitësit, me fytyrat e mbuluara me maskë dhe të armatosur, kanë hyrë në ambientet e kompanisë me qëllim zbrazjen e kasafortës, por duke mos mundur ta bëjnë këtë, ata janë larguar në këmbë me një shumë prej 1450 eurosh cash të cilat ua kanë marrë arkëtarëve.

Të gjurmuar në afërsi nga Karabinierët, dy kriminelët u arrestuan dhe u dërguan në burg, me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll