Aktualitet

Parandalohet vrasja në Tiranë/ Arrestohet 29-vjeçari, tentoi të qëllonte të atin me kosë

29-vjeçari, me probleme të shëndetit mendor e kishte dhunuar të atin dhe po tentonte që ti merrte dhe jetën, mirëpo u vu në pranga

4 Gusht 2022, 10:24 Nga A.B
Parandalohet vrasja në Tiranë/ Arrestohet 29-vjeçari, tentoi
Foto ilustruese

TIRANË- Parandalohet vrasja në kryeqytet. Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka tentuar që të vrasë të atin. Forcat blu sqarojnë se u bë e mundur ndërhyrja në kohë pasi i riu nga Cërriku tentoi që të vrasë babain me mjet prerës, kosore. 29-vjeçari, me probleme të shëndetit mendor e kishte dhunuar të atin dhe po tentonte që ti merrte dhe jetën, mirëpo u vu në pranga. Ai do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Cërrik/Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një vrasje në familje. Tentoi të vriste me mjet prerës (kosore) babanë e tij, vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda. Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, shtetasi B. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

djali tenton te vrase babane ne tirane tirane

Sondazh

Poll