Aktualitet

Akuzohet për terrorizëm/ Zeneli lihet në burg, përlotet në gjykatë: Kam cituar Kuranin

Zeneli e ka pranuar që ka postuar statuse te tilla në rrjetet e tij sociale, po thekson se nuk janë për qëllime ekstremiste dhe as terroriste.

4 Gusht 2022, 11:04 Nga A.B

Akuzohet për terrorizëm/ Zeneli lihet në burg, përlotet

TIRANË- Bledar Zenel, i dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste është lënë ditën e sotmë në burg. Zeneli e ka pranuar që ka postuar statuse te tilla në rrjetet e tij sociale, po thekson se nuk janë për qëllime ekstremiste dhe as terroriste.

'Kam cituar Kuranin dhe nuk kam nxitur terrorizëm, kam thënë që do të fitojë islamizmi dhe jo ISIS'-, është shprehur mes lotësh Zeneli.

Zeneli kërkoi lehtësim mase, me arsyetim se ka dy fëmijë, më i vogli vetëm katër muajsh.

Zeneli dyshohet se nëpërmjet rrjetet sociale ka mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe. Zeneli, thotë SPAK, shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.

bledar zeneli

Sondazh

Poll