Aktualitet

VD-Tragjedia/Nano te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Nano ka kërkuar që të mos keqkuptohet vizita e tij pasi ndodhet aty si prind e si qytetar për të shprehur ngushëllimet.

4 Gusht 2022, 10:42 Nga A.B
VD-Tragjedia/Nano te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja
Gledis Nano

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kryer ditën e sotme një vizitë pranë familjes Avdia në Tiranë, së cilës iu nda nga jeta vogëlushja 7-vjeçare në plazhin e Potamit. Për mediat, Nano ka kërkuar që të mos keqkuptohet vizita e tij pasi ndodhet aty si prind e si qytetar. Po ashtu, ai ka falenderuar familjen e cila sipas tij nuk ka mbajtur ngjyrime të caktuara duke i lënë mënjanë.

Nuk dua të keq inerpertohet vizita ime, kam ardhur të shpreh me shumë hjidhërim nga shpirti nbgushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës, kam ardhur si prind si qytetar dhe falenderoj familjen Avdija e cila i mirëpriti nbgushëllimet e mia, përveç përgjegjësive dhe cfarë ka ndodhur i falënderoj dhe i mirëkuyptoj që ngjyrimet e caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur për atë çfarë ka ndodhur”, tha Nano menjëherë pasi la familjen Avdija.

SI NDODHI TRAGJEDIA?

Tragjedia në Himarë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

gledis nano vdes femija ne himare

Sondazh

Poll