Aktualitet

Pas tragjedisë në Potam, Policia shton kontrollet në jug/ 'Harron' Ksamilin, fëmijët shihen mbi jetski

Një foto e ndarë nga qytetarët tregon se në Ksamil, janë edhe fëmijët ata të cilët po lundrojnë në 'jet ski'.

4 Gusht 2022, 10:11 Nga A.B
Pas tragjedisë në Potam, Policia shton kontrollet në jug/
Femije mbi jetski

VLORË- Policia ka dalë në jug të vendit për kontrolle kundër mjeteve lundruese që janë pa leje drejtimi apo lundrojnë shumë pranë vijës bregdetare. Mirëpo, kanë harruar të kontrollojnë për persona që i lundrojnë këto mjete. Një foto e ndarë nga qytetarët tregon se në Ksamil, janë edhe fëmijët ata të cilët po lundrojnë në 'jet ski'. Mosha e tyre nuk përkon me moshën e personave që duhet të lundrojnë në këto mjete. 

Kjo pamje nga Ksamili vjen vetëm tre ditë pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit. Policia ka shtuar kontrollet mirëpo mesa duket ka harruar këtë fenomen që mund të shkaktojë dhe persona të lënduar apo viktima.

 

femije mbi jetski ksamil

Sondazh

Poll