Aktualitet

Shqiptari u gjet i copëtuar në Itali, djali: Nuk e di kush donte ta lëndonte, është bërë copë

Ekspertët po kërkojnë gjurmë gjaku kudo, madje edhe në apartamentin që i moshuari kishte blerë me mundim.

4 Gusht 2022, 11:24 Nga A.B
Shqiptari u gjet i copëtuar në Itali, djali: Nuk e di kush donte ta
Familja Kurti

ITALI- Djali i Shefki Kurtit, të moshuarit i cili u gjet i copëtuar në Itali ka deklaruar se nuk e di kush mund ta ketë kryer krimin. 

Ekspertët po kërkojnë gjurmë gjaku kudo, madje edhe në apartamentin që i moshuari kishte blerë me mundim. Hetuesit po gjurmojnë jetën e 72-vjeçarit shqiptar dhe të familjes së tij për të gjetur ndonjë pistë që mund të çojë në zbulimin e vrasësit.

Djali i të moshuarit, Arbeni, punon Dj dhe jeton shumë afër prindërve, në Masi. Ai rezulton të jetë pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Ishte thjeshtë një diskutim, asgjë tjetër”, tha djali i tij Beni për konfliktin që i moshuari kishte me familjen.

Alketa e cila mbërriti menjëherë nga Zvicra kur mori vesh për zhdukjen e babait, thotë se prej ditësh përpiqen të mos qajnë.

Këtu janë fëmijët tanë, nuk duam të na shohin kështu”, thotë ajo.

“Gjithçka është vajtje-ardhje miqsh dhe sa herë që dikush hyn fillon qan. Nuk ka njeri që donte ta lëndonte babain tonë. Nuk e kam idenë kush është përgjegjësi. Karabinierët po punojnë për këtë. Kam besim se do ta gjejnë fajtorin.

Ditën e djeshme mediet italiane raportuan se dyshimet bien edhe mbi familjen, pasi ata janë të fundit që e kanë parë gjallë më 24 korrik kur Kurti u largua nga shtëpia pas një sherri me gruan. Shefkiu njihej si një person i qetë dhe i dashur. Familja Kurti kishte lundruar nga porti i Durrësit, qyteti i tyre i origjinës gjatë një prej valëve të para të eksodit të madh nga Shqipëria, në vitin 1991. 

shefki kurti

Sondazh

Poll