Aktualitet

VD-Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Berisha ka shkuar pranë familjes Avdia në Tiranë për të shprehur ngushëllime për humbjen e vajzës 7-vjeçare.

4 Gusht 2022, 11:10 Nga A.B
VD-Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar pranë familjes Avdia në Tiranë për të shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë. Pas përfundimit të vizitës, Berisha do mbajë një fjalë për mediat. 

SI NDODHI TRAGJEDIA?

Tragjedia në Himarë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

 

sali berisha vdes femija ne himare

Sondazh

Poll