Aktualitet

Gjenden 254 rrënjë kanabis në Durrës, shpallet në kërkim autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi A. Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm.

4 Gusht 2022, 11:23 Nga A.B
Gjenden 254 rrënjë kanabis në Durrës, shpallet në
Kanabis ne Durres

DURRËS- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një person për kultivimin lënde narkotike. Sipas forcave blu, në fshatin Kapedanaj, Ishëm, në një sipërfaqe toke, pronë private, janë gjetur të kultivuara 254 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi A. Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Sekuestrohen dhe asgjësohen me anë të djegies qindra bimë narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Kapedanaj, Ishëm, në një sipërfaqe toke, pronë private, janë gjetur të kultivuara 254 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi A. Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm. Strukturat e Policisë vijojnë punën për kapjen e shtetasit A. Gj., si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

kanabis ne durres durres

Sondazh

Poll