Aktualitet

Goditi me biçikletë një vajzë dhe e përndiqte, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Autori e ka goditur me biçikletë vajzën me inicialet L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese.

4 Gusht 2022, 11:07 Nga A.B
Goditi me biçikletë një vajzë dhe e përndiqte,
Policia

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi ka përndjekur dhe dhunuar një vajzë. Sipas forcave blu, i riu me inicialet R.M, ka goditur me biçikletë vajzën me inicialet L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Threat", nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Kanosi dhe përndoqi në rrjetet sociale një shtetase, të cilën e kishte goditur me biçikletë, vihet në pranga 28-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L. S., se një shtetas e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Threat" u ndalua shtetasi: - R. M., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas, më datë 28.07.2022, ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll