Aktualitet

Vodhi 110 bizhu dhe monedha në Francë! Tentoi të shkonte drejt Italisë, arrestohet shqiptari

Gjatë kontrollit është vënë re se shqiptarit i mungonte dokumentacioni i përshtatshëm për të hyrë në territorin italian. 

4 Gusht 2022, 09:39 Nga A.B
Vodhi 110 bizhu dhe monedha në Francë! Tentoi të shkonte drejt
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është ndaluar nga autoritetet italiane pasi është konstatuar me bizhuteri, ora dhe monedha të vjedhura. Ai është kapur nga policia kufitare në tunelin e Mont Blanc, brenda autobusit. Gjatë kontrollit është vënë re se atij i mungonte edhe dokumentacioni i përshtatshëm për të hyrë në territorin italian. 

Më pas, shqiptarit iu gjetën 110 sende të vjedhura, duke përfshirë bizhuteri, ora, zinxhirë dhe monedha.

Prokurori Publik i Aostës, Giovanni Roteglii aktivizoi menjëherë kanalet e bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet franceze e në këtë mënyrë, hetuesit arritën të gjurmonin pronarët e ligjshëm të të paktën tridhjetë objekteve. Bëhet fjalë për tre shtetas francezë, me banim në Akuitaninë e Re, të cilët kishin rënë pre e vjedhjes nga shqiptari.

Prokurori kërkoi nxjerrjen e një dekreti penal për marrjen e sendeve të vjedhura ndaj shqiptarit./Gazzetatammatin.

arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll