Sport

Man.City fiton kampionatin edhe në çmimin e... birrës! Zhgënjen Manchester United

Manchester City kampion edhe në konsumimin e birrave. Në Angli ekziston rregulli i ndalimit të alkoolit me pamje nga fusha, në praktikë birra mund të blihet brenda stadiumit, por duhet konsumuar në baret e brendshme dhe nuk mund të merret me vete në tribunë.

3 Gusht 2022, 19:07 Nga DOSJA

Man.City fiton kampionatin edhe në çmimin e... birrës!

ANGLI- Manchester City kampion edhe në konsumimin e birrave. Në Angli ekziston rregulli i ndalimit të alkoolit me pamje nga fusha, në praktikë birra mund të blihet brenda stadiumit, por duhet konsumuar në baret e brendshme dhe nuk mund të merret me vete në tribunë.

Por sa kushton një birrë në brendësi të stadiumeve të Premier League-s? Kush i bën tifozët të paguajnë më shumë dhe kush më pak? Për këtë arsye është bërë një kërkim i faqes Top10 Casinos që ka analizuar listën e çmimeve në stadiumet e ndryshme, duke përpiluar edhe klasifikimin. Kampion i Anglisë edhe për çmimin e birrave është Manchester City.

Në “Etihad” janë Guardiola, De Bruyne, Halaand dhe … birra më ekonomike e Premier League, që kushton 3.4 paund. I dyti në këtë klasifikim special është Brentfordi, me një çmim prej 3.5 paund, ndjekur nga Neëcastle dhe Leeds, që arrijnë në 3.6. Kush është në vend të fundit? Sikur të mos mjaftonin zhgënjimet sportive, është Manchester United që në sezonin e fundit e ka shitur një birrë 5.10 stërlina, ekzaktësisht 50% më shumë sesa iu kushton rivalëve të Manchester City-t.

Mesatarja, gjithsesi, është 4.9 paund dhe klubet më strikt në këtë këndvështrim janë Liverpool, Fullham, Everton, Bournemouth dhe Southampton, që i shesin birrrat nga 4 paund. I vetmi pozicionim në mesin e klasifikimit që kënaq tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city

Sondazh

Poll