Sport

“Gjithmonë profesionist dhe fitues”, Sanchez thumbon Inter në prag të lamtumirës

Aventura e Alexis Sanchez te Inter është drejt fundit dhe vetëm pritet zyrtarizimi i largimit.Pranë përfundimit të aventurës me klubin zikaltër, Sanchez postoi një postim “reflektues” në Instagram

3 Gusht 2022, 12:30 Nga DOSJA
“Gjithmonë profesionist dhe fitues”, Sanchez thumbon Inter
Sanchez

ITALI- Aventura e Alexis Sanchez te Inter është drejt fundit dhe vetëm pritet zyrtarizimi i largimit.Pranë përfundimit të aventurës me klubin zikaltër, Sanchez postoi një postim “reflektues” në Instagram të martën vonë në mbrëmje, i cili ngjan shumë me një bilanc, si të eksperiencës së Interit, ashtu edhe në përgjithësi të një karriere të destinuar për të vazhduar.

“Kam qenë gjithmonë profesionist dhe i suksesshëm në karrierën time. Argëtohu dhe bëj atë që të bën të lumtur, luaj futboll", ka shkruar Sanchez si mbishkrimi i një fotoje që e sheh atë duke buzëqeshur me shokët e tij të skuadrës.

Sanchez më pas shtoi një thënie "historike": "Fitorja është diçka konstante në karrierën time, kampionët janë të tillë", një fjali e shqiptuar tashmë pas golit vendimtar ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë janarin e kaluar. Rekordi aktual i Sanchez me Interin është 109 paraqitje dhe 20 gola në tre vjet, me tre tituj të fituar. E ardhmja e sulmuesit duket të jetë e destinuar te Marseille,ndoshta jo klubi më i mirë që sulmuesi do të priste, por gjithsesi një ekip që do të jetë Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

 

sanchez inter

Sondazh

Poll