Sport

Lojtarët e Marsielle të tramuatizuar nga trajneri Tudor, metodat e stërvitjes janë brutale! Presidenti i klubit ndërhyn…

Përgatitja e verës për Olympique Marseille nuk ishte më e mira, e karakterizuar nga një shqetësim i lidhur me marrëdhëniet jo pozitive mes grupit të lojtarëve dhe trajnerit të ri Igor Tudor.

3 Gusht 2022, 13:21 Nga DOSJA

Lojtarët e Marsielle të tramuatizuar nga trajneri Tudor, metodat e

FRANCË- Përgatitja e verës për Olympique Marseille nuk ishte më e mira, e karakterizuar nga një shqetësim i lidhur me marrëdhëniet jo pozitive mes grupit të lojtarëve dhe trajnerit të ri Igor Tudor. Metodat e vjetra të stërvitjeve kanë destabilizuar dhomën e zhveshjes, me lojtarët që kan vendosur të kërkojnë një takim me presidentin Pablo Longoria,  edhe në prani të trajnerit për të diskutuar tensionet e brendshme.

Trajneri  u përgjigj pozitivisht dhe mbledhja u zhvillua në qendrën sportive menjëherë pas stërvitjes. Lojtarët shprehën shqetësimet e tyre për metodat e Tudor. Konkretisht, për çfarë saktësisht u ankuan kapiteni Payet dhe shokët e tij? Fillimisht u nënvizua ndryshimi drastik sa i përket harmonisë në dhomat e zhveshjes me lojtarët që shpesh liheshin të lirë për të luajtur në fushë.

Në veçanti, mënyra se si Tudor u drejtohet lojtarëve dhe në disa raste brutale deri në atë pikë sa të destabilizonte veçanërisht lojtarë si Jordan Amavi, Cengiz Under dhe Gerson që u përballën me inatin e trajnerit.

Presidenti i Marsejës mori situatën në dorë, për të tentuar të hedhë ujë zjarrit, duke nënvizuar nevojën për t'i shtyrë të gjithë në të njëjtin drejtim në funksion jo vetëm të kampionatit, por edhe të Champions League.  Në fund të mbledhjes, e cila zgjati për një kohë të gjatë, lojtarët ishin duke buzëqeshur me Tudorin i cili preferoi të mos ndalej me tifozët siç bën zakonisht.

E.Ç (Dosja.al)

tudor marseille

Sondazh

Poll