Sport

Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi, zbulohet rezultati me ekipin nga Arabia Saudite

Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi në kuadër të sezonit 2022/2023 në Abinsset Superiore. Skuadra e Skënder Gegës ka zhvilluar sot takimin e radhës miqësor në kompleksin e Fenerbahces.

3 Gusht 2022, 18:58 Nga DOSJA

Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi, zbulohet rezultati me ekipin

TURQI-Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi në kuadër të sezonit 2022/2023 në Abinsset Superiore. Skuadra e Skënder Gegës ka zhvilluar sot takimin e radhës miqësor në kompleksin e Fenerbahces.

Verilindorët u përballen me Ettifaq FC, ekipin nga Arabia Saudite. Përballja nuk prodhoi asnjë gol dhe përfundoi në barazim 0-0, teksa trajneri Gega aktivizoi të gjithë lojtarët. Kjo ishte miqësorja e dytë në tokën turke për Kukësin, që më 29 korrik humbi 1-0 me turqit e Istanbulsporit.

POSTIMI I KLUBIT

“Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e dytë në Turqi, aty ku skuadra jonë u përball me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa ekipi ynë ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Fillimisht ishte programuar ndeshja ndaj Ettifaq të ishte e fundit në Turqi, por me ndryshimin e programit, kjo ndeshje u luaj më para dhe ekipi do të ketë testin e fundit në datën 8 gusht.

E.Ç (Dosja.al)

kukesi

Sondazh

Poll