Sport

“Heroi i Selanikut do të na shohë nga lart”, Milan bën postimin prekës për ndarjen nga jeta të ish-portierit

Villiam Vecchi, trajneri historik i portierëve të Milanit, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

3 Gusht 2022, 12:39 Nga DOSJA
“Heroi i Selanikut do të na shohë nga lart”, Milan
Foto Ilustruese

ITALI- Villiam Vecchi, trajneri historik i portierëve të Milanit, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai kishte përgatitur portierët  për rreth dhjetë vjet, nga viti 2001 deri në vitin 2010. Më pas, sërish me Carlo Ancelottin në pankinë, ai kishte mbajtur të njëjtin rol te Real Madrid, nga viti 2013 deri në 2015.

Ai e shoqëroi trajnerin italian edhe në eksperiencat e mëparshme te Juventus, Parma dhe Reggiana, ndërsa si lojtar kishte veshur fanellat e Milanit ku fitoi Kupën e Kupave në vitin 1973 ndaj Leeds në Selanik, Cagliarit, Comos dhe Spalit.

“Heroi i Selanikut do të na shohë nga lart”, Milan

Mesazhi i Milan

Ky është ngushëllimi i klubit të Milanit në Tëitter: "Gjithmonë pranë Milanit, gjithmonë AC Milan. Heroi i Selanikut do të vazhdojë të na shoh nga lart. Ngushëllime familjes së portierit historik dhe trajner i kampionëve të Europës 2003 dhe 2007”.

E.Ç (Dosja.al)

villiam vecchi milan

Sondazh

Poll