Sport

I jepte makinës në gjendje të dehur, futbollisti brazilian përplas për vdekje motoçiklistin

Klubi i Sao Paulos ka konfirmuar shkarkimin e ish-reprezentuesit të Brazilit U-17, duke përmendur një arsye të drejtë.

3 Gusht 2022, 16:58 Nga k.m.
I jepte makinës në gjendje të dehur, futbollisti brazilian
Renan Victor da Silva

BRAZIL- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar me protagonist një futbollist shumë të njohur brazilian, Renan Victor da Silva, i cili do të përfundojë në burg pasi shkaktoi vdekjen e një motoçiklisti pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

Klubi i Sao Paulos ka konfirmuar shkarkimin e ish-reprezentuesit të Brazilit U-17, duke përmendur një arsye të drejtë. Lojtari vrau një motoçiklist teksa ngiste në gjendje të dehur dhe pa patentë. 20-vjeçari po voziste me veturë pa patent shofer dhe në gjendje të dehur dhe e përplasi motoçiklistin fatkeq.

Mediat braziliane kanë njoftuar se aksidenti ndodhi në një provincë të Sao Paolos, ndërsa Renan kishte kaluar në korsinë e gabuar dhe e goditi për vdekje-38 vjeçarin që po e ngiste motorin.

Motoçiklisti u vra nga përplasja dhe Renan do të përballet me akuzën e vrasjes me faj, por aktualisht ai është liruar pasi ka paguar një kusht prej gati 50,000 dollarësh. Lojtari i ri premtues mund të përfundojë deri në 10 vjet pas hekurave. Në vitin 2019, Renan u bë kampion bote në nivelin U17 me Brazilin dhe vazhdoi të luajë një rol në triumfin e njëpasnjëshëm të Palmeiras në Copa Libertadores pas promovimit të tij në ekipin e parë./marca.com

renan victor da silva brazil

Sondazh

Poll