Sport

Kapriçot e Ronaldos i kushtojnë shtrenjtë, veprimi i fundit i Ten Hag nuk do ti pëlqejë portguezit

Vera e Cristiano Ronaldos është gati të pasurohet me një tjetër kapitull të hidhur. Siç raporton ‘The Sun’, në fakt, Erik Ten Hag ka menduar ta lërë në pankinë portugezin në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Brighton më 7 gusht.

3 Gusht 2022, 12:58 Nga DOSJA
Kapriçot e Ronaldos i kushtojnë shtrenjtë, veprimi i fundit i
Ronaldo dhe Ten Hag

ANGLI- Vera e Cristiano Ronaldos është gati të pasurohet me një tjetër kapitull të hidhur. Siç raporton ‘The Sun’, në fakt, Erik Ten Hag ka menduar ta lërë në pankinë portugezin në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Brighton më 7 gusht. Ky vendim është marrë për shkak të sjelljes së tij të papërshtatshme dhe veprimeve që klubit nuk i kanë pëlqyer.

Në sfidën miqësore me Rayo Vallecano, portugezi u aktivizua titullar dhe luajti vetëm 45 minuta, dukshëm i nervozuar për largimin nga fusha e lojës në fillimin e pjesës së dytë. Ai e la stadiumin përpara se ndeshja të mbyllej, një tjetër veprim që nuk I pëlqeu aspak trajnerit holandez. Ten Hag dëshiron t'u japë besim atyre që dhanë përgjigje të mira gjatë fazës përgatitore dhe miqësoreve me Jadon Sancho, Marcus Rashford dhe gjithashtu Anthony Martial, i cili teorikisht mbetet në listën e lojtarëve që është në merkato.

Manchester United nuk pranon ta lejojë luzitanin të larghet me parametra zero ashtu siç po këmbëngul agjenti i tij Jorge Mendes, ndërsa me kalimin e ditëve po bëhet gjithmonë e më e vështirë gjetja e një skuadre që mund t’i garantjë pjesëmarrjen në Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

 

ronaldo ten hag manchester united

Sondazh

Poll