Sport

Tronditet futbolli kosovar, gjashtë skuadrave iu bllokohet merkato nga FIFA, disa nga klubet mund të falimentojnë

Një lajm jo i mirë vjen për ekipet e Superligës së Kosovës. Gazeta Olle raporton se gjashtë klubeve iu është bllokuar merkato nga FIFA si pasojë e borxheve ndaj futbollistëve dhe ish-lojtarëve të cilët i kanë paditur klubet kohë më parë.

3 Gusht 2022, 17:40 Nga DOSJA

Tronditet futbolli kosovar, gjashtë skuadrave iu bllokohet merkato nga

KOSOVË- Një lajm jo i mirë vjen për ekipet e Superligës së Kosovës. Gazeta Olle raporton se gjashtë klubeve iu është bllokuar merkato nga FIFA si pasojë e borxheve ndaj futbollistëve dhe ish-lojtarëve të cilët i kanë paditur klubet kohë më parë.

Skuadrat janë Prishtina, Llapi, Drenica, teksa nga FIFA e kanë pësuar edhe Feronikeli dhe Arbëria nga Liga e Parë dhe Besa e Ligës së Dytë. Prishtina është përballur edicionin e fundit me shumë probleme financiare dhe me futbollistë të cilët shpeshherë edhe i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak se klubi nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj tyre.

Sa i përket Drenicës, klubi kuqezi që në pjesën e dytë të sezonin të fundit është përballur me probleme të mëdha financiare, dhe në këtë merkato nuk ka kryer asnjë transferim. Klubet e lartëpërmendura rrezikojnë falimentimin në rast se nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj futbollistëve dhe ish-futbollistëve brenda afatit të caktuar.

E.Ç (Dosja.al)

kosova prishtina

Sondazh

Poll