Sport

"Mjaft me lojtarë afrikanë", presidenti i klubit të Serie A zbulon prapaskenën: Refuzova 900 milionë euro për të shitur klubin

Napoli është dhe do të jetë në pronësi të Aurelio De Laurentiis, të paktën për sa kohë që producenti i filmit të argëtohet me futbollin.

3 Gusht 2022, 17:14 Nga DOSJA

"Mjaft me lojtarë afrikanë", presidenti i klubit të

ITALI-Napoli është dhe do të jetë në pronësi të Aurelio De Laurentiis, të paktën për sa kohë që producenti i filmit të argëtohet me futbollin. Presidenti dha një intervistë gjatë Smart Talk, një transmetim i ëall Street Italia. Ka pasur shumë tema të mbuluara, nga thashethemet për shitjen e klubit, e deri te Kupa e Afrikës dhe lojtarët afrikanë.

73-vjeçari e nis me një udhëtim në Champions League dhe kompeticionet UEFA: “Po shërojmë plagët sepse kemi humbur 200 milionë euro në dy vitet e fundit. Bota e futbollit nuk di të menaxhojë veten, ajo luan një teatër për të tjerët. Ne si idiotë jemi të detyruar të luajmë rreth 50 ndeshje në vit. 5 vendet më të rëndësishme duhet të konkurrojnë. Mjaft me këto gara të rreme si Champions, Europe dhe Conference League. Duhet të krijojmë gara që luhen gjatë një jave mes 5 kampionateve më të mira europiane”.

73-vjeçari gjithashtu thekson se ai nuk dëshiron më lojtarë afrikanë, nëse ata nuk firmosin një marrëveshje të veçantë: “Lojtarët afrikanë? Mos më fol për futbollistët afrikanë, i dua, por të firmosin heqjen dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Afrikës, përndryshe nuk i kam kurrë në dispozicion. Ne jemi idiotët që paguajmë rroga për t'i dërguar në emër të të tjerëve”.

Së fundi, De Laurentiis flet për thashethemet për një shitje të mundshme: “Jam tunduar nga fondet që duan të blejnë Napolin. Amerikanët më kanë ofruar 900 milionë në të kaluarën për të shitur klubin, por unë ende dua të argëtohem. Unë dua të jem njeriu i 12-të, në të vërtetë njeriu i 14-të në fushë. Më lejoni të argëtohem më shumë. Ne punojmë me ndershmëri për 83 milionë tifozë të Napolit në mbarë botën. Ne duam të bëjmë investime të drejta dhe korrekte. Unë bëj timen, trajneri bën të tijën dhe drejtori sportiv duhet të bëjë punën e tij. E gjithë kjo për respekt për tifozin”.

E.Ç (Dosja.al)

napoli de laurentiis

Sondazh

Poll