Sport

Historia! Milan, fanella me numrin 90 para De Ketelaere? I vetmi që e ka veshur ka qenë ish-sulmuesi i Tiranës

Tifozët e Milanit, pas një pritjeje të gjatë, mund të shijojnë transferimin e Charles De Ketelaere te kuqezinjtë.Belgu vjen nga Clubbe Brugge për 35 milionë euro dhe ka shumë pritje për të parë sesi talenti i tij do të ndikojë në kampionatin e ri që fillon më 14 gusht

3 Gusht 2022, 18:01 Nga DOSJA

Historia! Milan, fanella me numrin 90 para De Ketelaere? I vetmi që e ka

ITALI- Tifozët e Milanit, pas një pritjeje të gjatë, mund të shijojnë transferimin e Charles De Ketelaere te kuqezinjtë.Belgu vjen nga Clubbe Brugge për 35 milionë euro dhe ka shumë pritje për të parë sesi talenti i tij do të ndikojë në kampionatin e ri që fillon më 14 gusht.Pas firmës së kontratës, u njoftua se lojtari belg zgjodhi të vishte fanellën me numrin 90.

Kush e di nëse ndonjë tifoz i Milanit e kujton se i vetmi që e ka mbajtur këtë numër mbi supe te kuqezinjtë nuk është një lojtar që sigurisht ka lënë gjurmë.Ky është Nnamdi Oduamadi, një sulmues nigerian i lindur në vitin 1990 që Milan e solli në Itali pasi e vuri re në ekipet e të rinjve të Pepsi FA në Lagos. Në vitin 2010 sulmuesi debutoi me fanellën e Milanit duke luajtur minutat e fundit në takimin ndaj Catania-s.

Kjo ishte prania e tij e vetme te kuqezinjtë, përpara një serie të gjatë eksperiencash huazimi mes Serisë A dhe Serisë B, të ndërthurura me disa aventura jashtë vendit. Pa harruar edhe një sezon me Tiranën në futbollin shqiptar duke shënuar vetëm 1 gol në 11 paraqitje.

Historia! Milan, fanella me numrin 90 para De Ketelaere? I vetmi që e ka

Sot Oduamadi ende luan, në ekselencë, me fanellën e Colleferros. Prandaj i takon De Ketelaeres t'i japë prestigj numrit 90, i cili te kuqezinjtë nuk ka pasur deri tani një përfaqësues të denjë për historinë e klubit.

E.Ç (Dosja.al)

milan de ketelaere

Sondazh

Poll