Sport

Sarri e kishte të besuarin e tij, por Hysaj nuk i bën më punë te Lazio! Trajneri ka kërkuar shitjen e mbrojtësit

Elseid Hysaj nuk është më në planet e trajnerit Maurizio Sarri. “Corriere dello Sport”, konfirmon se tekniku dëshiron Emerson Palmieri-n, lojtar që dikur Sarri e ka stërvitur në kohën kur drejtonte Chelsea-n.

3 Gusht 2022, 12:21 Nga DOSJA

Sarri e kishte të besuarin e tij, por Hysaj nuk i bën më

ITALI- Elseid Hysaj nuk është më në planet e trajnerit Maurizio Sarri. “Corriere dello Sport”, konfirmon se tekniku dëshiron Emerson Palmieri-n, lojtar që dikur Sarri e ka stërvitur në kohën kur drejtonte Chelsea-n. Për të arritur te italiani duhet patjetër të largohet mbrojtësi shqiptari.  

Për momentin nuk ka asnjë ofertë, interesi i vetëm erdhi nga Valencia me ish-trajnerin e tij Gatusso, për të cilin luante te Napoli.Klubi spanjoll ka hedhur hapin e parë, por ende nuk ka ecur në mënyrë konkrete, për shkak të mungesës së burimeve financiare.

E.Ç (Dosja.al)

 

hysaj sarri

Sondazh

Poll