Sport

Bayern 'ia merr shpirtin' De Ligt në ditën e pushimit, 50 minuta stërvitje dhe holandezi bie në tokë (video)

Rrugët e Matthijs de Ligt dhe Juventusit nuk u ndanë në mënyrë krejtësisht të qetë. Transferimi te Bayern Munich për 77 milionë euro, një nga operacionet më të rëndësishme të merkatos së 2022-ës, pati një gjurmë polemikash sidomos te Juventus pas deklaratave të para të holandezit si lojtar bavarez.

2 Gusht 2022, 21:49 Nga DOSJA

Bayern 'ia merr shpirtin' De Ligt në ditën e pushimit, 50

GJERMANI- Rrugët e Matthijs de Ligt dhe Juventusit nuk u ndanë në mënyrë krejtësisht të qetë. Transferimi te Bayern Munich për 77 milionë euro, një nga operacionet më të rëndësishme të merkatos së 2022-ës, pati një gjurmë polemikash sidomos te Juventus pas deklaratave të para të holandezit si lojtar bavarez. Ky i fundit, në fakt, e pranoi me “shumë entuziazëm” transferimin në Gjermani.

Nga ana tjetër, De Ligt luajti vetëm 13 minuta në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit me Leipzig në Superkupën e Gjermanisë.Një zgjedhje e lidhur me atë që ai nuk konsiderohet ende plotësisht gati. De Ligt duhet të punojë shumë dhe prova erdhi menjëherë pas suksesit të së dielës.

Si ish-lojtari i Juventus-it, ashtu edhe blerja tjetër e re Mathys Tel, i marrë nga Rennes për rreth 30 milionë euro, kanë bërë një seancë speciale stërvitore, ndërsagjithë pjesa tjetër e skuadrës e ka patur të hënën pushim.

Rezultati? Pas 50 minutash stërvitje, si De Ligt ashtu edhe Tel janë dukur të shkatërruar. Gjuha e trupit e dy lojtarëve nuk kanë lënë hapësirë për dyshime. Holandezi, në fakt, është shtrirë në tokë i rraskapitur.

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bayern munich

Sondazh

Poll