Bota

Rrënqethëse, fermerët ukrainas korrin grurin mes flakëve duke rrezikuar jetën (VIDEO)

Teksa fermerët ukrainas po korrnin grurin, një bombë u hodh nga raketat ruse.

3 Gusht 2022, 12:37 Nga s.s
Rrënqethëse, fermerët ukrainas korrin grurin mes flakëve
Fermerët ukrainas duke korrur grurin mes flakeve ruse

UKRAINË- Bombardimet nga Rusia nuk po kursejnë asgjë dhe askënd. Vrasje civilësh, fëmijësh, pleq, shkatërrime bansesash, qendra të banuara dhe tashmë edhe plantacione të mbjellura me grurë.

Një video që shfaq fermerët ukrainas duke korrur grurin derisa fusha digjet ka filluar të shpërndahet në mediat sociale, duke duartrokitur punën e tyre të guximshme. Sipas videos, fermerët po korrin pjesët që ende s’i ka përfshirë flaka në tentimin për të shpëtuar grurin. Flaka u ndez nga raketat ruse që u hodhën në atë pjesë të vendit.

Disa nga mbishkrimet që njerëzit kishin shpërndarë në videon e postuar kishin shkruar: “Çmimi i bukës këtë vit; Shikoni se si fermerët ukrainas rrezikojnë jetët e tyre për të siguruar ushqim për botën, duke punuar nën zjarrin e raketave ruse”.

ukraine

Sondazh

Poll