Bota

Lavrov reagon ndaj vizitës së Nancy Pelos në Tajvan: Vizita e saj krijon 'bezdi'

Seregei Lavrov ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryetares amerikane të Dhomës së Përfaqësuese Nansi Pelosi në Tajvan. Ai tha se Vizita e saj po krijon 'bezdi'.

3 Gusht 2022, 12:22 Nga s.s
Lavrov reagon ndaj vizitës së Nancy Pelos në Tajvan: Vizita e saj
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i jashtëm rus, Seregei Lavrov ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryetares amerikane të Dhomës së Përfaqësuese Nancy Pelosi në Tajvan. Lavrov ka thënë se vizita e Pelosit në Tajvan është një nga shfaqjet që SHBA-të kanë zakon të bëjnë, të tregojnë se mund të bëjnë çfarë të duan, pa llogaritur pasojat e veprimeve.

Lavrov e krahasoi vizitën e Pelosit në Tajvan me mbështetjen që Amerika i ka dhënë Ukrainës kundër Rusisë, i cili gjithashtu tha se ajo ishte një përpjekje e qëllimshme e Uashingtonit për të irrituar Kinën. “Kjo është një lëvizje tipike e SHBA-ve. Ata na tregojnë sërish se ata po bëjnë çfarë të duan, pa marrë parasysh pasojat. Unë nuk shoh asnjë arsye tjetër për të krijuar një bezdi të tillë thuajse nga e para, duke e ditur shumë mirë se çfarë do të thotë për Republikën Popullore të Kinës”, tha Lavrov.

Duke reaguar ndaj zhvillimit, Lavrov u citua nga BBC të ketë thënë se ai “pasqyron linjën për të cilën kemi folur në lidhje me situatën në Ukrainë. Marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës janë zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme kohët e fundit. Përpara pushtimit rus të Ukrainës, Kina iu bashkua Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, dhe megjithëse Kina nuk i ka miratuar operacionet ruse në Ukrainë, ajo nuk e ka dënuar as luftën.

sergei lavrov rusia shba nancy pelosi

Sondazh

Poll