Bota

Gjukanoviç "kërcënoi" rrëzimin e tij, URA: Nuk ka shumicë parlamentare për ta rrëzuar qeverinë e Abazoviç

Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe të cilën e nënshkruajti Dritan Abazoviç, menjëherë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka nisur iniciativën për rrëzimin e Abazoviçit nga pushteti.

3 Gusht 2022, 12:03 Nga d.a.
Gjukanoviç "kërcënoi" rrëzimin e tij, URA: Nuk
URA

MAL I ZI- Partia “Ura” që drejtohet nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë se DPS nuk ka shumicë për të rrëzuar Qeverinë.

Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe të cilën e nënshkruajti Dritan Abazoviç, menjëherë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka nisur iniciativën për rrëzimin e Abazoviçit nga pushteti.

Ne besojmë se Parlamenti i Malit të Zi dhe partitë në të do të dinë të përcaktohen në mënyrën e duhur sipas një politike shtetërore të përgjegjshme dhe racionale kundër intolerancës, tensioneve të pabaza, problemeve dhe ekstremizmit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Gjukanoviç, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themelore, tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”, si dhe se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për nënshkrim, nuk do të kishte interpretime të historisë. Ai gjithashtu shtoi se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore.

Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

dritan abazoviç milo gjukanoviç marreveshja mal i zi-serbi

Sondazh

Poll