Bota

Zyra e Petkoviç: Në Kishnicë është vën një tabelë për U}K-në, fajin e ka Kurti

Zyra thekson se në të njëjtën kohë në rrugën nga pjesa serbe e Kisnicës në pjesën e banuar me shqiptarë, në afërsi të këndit të lojërave për fëmijë, është vendosur një tabelë me etiketën e UÇK-së.

3 Gusht 2022, 12:09 Nga d.a.
Zyra e Petkoviç: Në Kishnicë është vën një
UÇK

KOSOVË- Në vendbanimin e Kishnicës, afër Graçanicës, ku është vendosur tabela dygjuhëshe me emërtimin e këtij vendi të përzier etnikisht, emri në gjuhën serbe është shënuar me të zezë, njofton e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.

Sipas mediave serbe, zyra thekson se në të njëjtën kohë në rrugën nga pjesa serbe e Kisnicës në pjesën e banuar me shqiptarë, në afërsi të këndit të lojërave për fëmijë, është vendosur një tabelë me etiketën e UÇK-së.

“Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate kriminale dhe terroriste”, thuhet në njoftimin e zyrës.

Kreu i saj Petar Petkoviç vlerëson se nuk ka dyshim se ky është një provokim tjetër i drejtuar nga shqiptarët që i bashkon politika antiserbe të Prishtinës dhe Albin Kurtit, qëllimi kryesor i të cilëve është dëbimi i të gjithë serbëve nga Kosova.

Edhe pse Prishtinën dhe Kurtin padyshim i shqetësojnë emrat serbë dhe gjuha serbe, sado që të mundohen, nuk do të mund ta fshijnë ekzistencën serbe në Kosovë e Metohi dhe as të dëbojnë serbët nga vatrat e tyre shekullore.“, theksoi Petkoviç.

Ai tha se rasti hap një pyetje të qartë të cilës duhet t'i përgjigjet bashkësia ndërkombëtare, si lejohet që të vendosen tabela të UÇK-së në mbarë Kosovën, por serbët të persekutohen për avokim për Bashkimin e Komunave Serbe.

Përplasjet mes palëve vijnë dy ditë pas tensioneve të kaluara në veri të Kosovës pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë, vendim që u shty me një muaj pas përplasjeve.

uck-ja petar petkoviç albin kurti

Sondazh

Poll