Bota

Ministri kritikon ashpër Abazoviçin, Krivokapiç: S'ke të drejtë të ratifikosh asgjë më shumë se gjyshja ime

Duke cituar një dokument të brendshëm, ai tha se në qarqet e Brukselit nuk kuptohet pse, në një moment vendimtar për procesin e integrimit evropian për Malin e Zi, fokusi vihet në çështje të tilla si marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe dhe kështu vë në pikëpyetje shansin historik të Malit të Zi për të përshpejtuar rrugën e tij drejt BE-së.

3 Gusht 2022, 12:30 Nga d.a.
Ministri kritikon ashpër Abazoviçin, Krivokapiç: S'ke
Ranko Krivokapiç

MAL I ZI- Ministri i Punëve të Jashtme të Malit tv Zi, Ranko Krivokapiç, duke cituar një dokument të brendshëm nga Brukseli, i cili ende nuk ka mbërritur zyrtarisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha se për shkak të Marrëveshjes Themelore, draft raporti i Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2022 është mjaft negativ.

Sipas Vijesti, duke cituar një dokument të brendshëm, ai tha se në qarqet e Brukselit nuk kuptohet pse, në një moment vendimtar për procesin e integrimit evropian për Malin e Zi, fokusi vihet në çështje të tilla si marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe dhe kështu vë në pikëpyetje shansin historik të Malit të Zi për të përshpejtuar rrugën e tij drejt BE-së.

“Ky qëndrim ndaj një shansi historik është një nga arsyet pse draft raporti aktual i Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2022 është mjaft negativ”.- tha Krivokapiç.

Ai shtoi se mashtrimi lejohet edhe në politikë nëse pasojat janë të vogla dhe se i vjen keq që si Qeveri e 43-të kanë humbur mundësinë për të përfunduar fazën e ardhshme drejt BE-së, në mënyrë që qytetarët të jetojnë në një shoqëri më të sigurt dhe më të rregullt.

Shumë është bërë në këtë vend me mashtrim. Kjo është dita që na largoi nga BE-ja. Ka sanksione për gabimet dhe sukseset. Kryeministër, kjo nuk ishte as një ditë e bukur dhe as e përshtatshme. Ju nuk keni të drejtë të ratifikoni asgjë, jo më shumë se gjyshja ime”.-shtoi ai.

Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

ranko krivokapiç dritan abazoviç marreveshja mal i zi-serbi

Sondazh

Poll