Bota

Sulm me thikë në një kopësht privat në Kinë, humbin jetën 3 persona dhe 6 të plagosur

Në Kinë një person i maskuar ka hyrë në një kopsht privat duke vrarë 3 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

3 Gusht 2022, 12:37 Nga s.s
Sulm me thikë në një kopësht privat në Kinë,
Autori i dyshuar i ngjarjes

KINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht privat në Kinë, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një person i maskuar ka hyrë një një kopsht privat, ku ka sulmuar me thikë personat që ndodheshin atje.

“Një gangster me kapuç në kokë hyri në kopshtin privat në Anfu. Sapo hyri në ambientet e kopshtit ai vrau tre persona dhe plagosi gjashtë të tjerë. Nuk dihet ende mosha e viktimave”, shkruajnë mediat sipas raportimeve të njerëzve që ndodheshin aty, raporton india.com.

Autori i sulmit është arratisur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Autoritetet vendase kanë publikuar emrin e autorit të dyshuar, bëhet fjalë për 48-vjeçarin Liu Mohui. Kujtojmë se prillin e kaluar një 24-vjeçar hyri me thikë në një shkollë në Beiliu City, një qytete në rajonin Guangxi Zhuang të Kinës Në qershor të vitit 2020, 40 persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë fillore në të njëjtën zonë.

kine kopsht

Sondazh

Poll